Rizvanolli tregon se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në Mitrovicë
Foto: Laura Hasani

Rizvanolli tregon se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në Mitrovicë

Aktuale June 09, 2024 - 20:48

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës.

Ajo u shpreh se qëllimi i kësaj zyre është që të ketë shërbim më të mirë për qytetarët e asaj zone.

“Po ashtu po sigurojmë që të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës për t’u shërbyer më mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi shpërndarë një postim të kryeministrit Albin Kurti në platformën X, ku thotë se viti 2024 është vit i integrimit të komunitetit serb në Kosovë.