Disa shkolla në Kosovë tashmë janë pajisur me tabela digjitale
Drejtoritë komunale të Arsimit në Kosovë përveç kabineteve të informatikës, projektorëve e tabletave të ndryshëm, disa prej shkollave tashmë janë pajisur edhe me tabelat digjitale, të cilat i zëvendësojnë të gjitha pajisjet digjitale brenda klasës e në të njëjtën kohë ato e lehtësojnë zhvillimin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënësit.
Në një orë mësimore nxënësit e një klase, njësinë mësimore për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës e zhvillojnë në kabinetin e lëndës së biologjisë. E veçanta e kësaj ore mësimore është pasi nxënësit marrin mësimet nga shpjegimi i arsimtarit përmes tabelës digjitale.
Në tabelën digjitale nxënësit i shohin në mënyrë të vizualizuar proceset e ndotjet së mjedisit e të cilat pamje do të mbesin gjatë në mbamendjen e tyre.
“Tabela e mençur na bënë me mësuar mësimin shumë mirë sepse na bien me punua më shumë”, tha për RTK, Taulant Gashi, nxënës në klasën e 6..
“Tabela e mençur na ka ndihmuar se ka pas shumë fotografi, ka pas shuam shembuj, ku ne e kemi kuptuar më shumë mësimin”, tha Sara Berisha, nxënëse në klasën e 6
Vështirësia në përdorimin e tabelave digjitale nga personeli arsimor konsiderohet të jetë vetëm mungesa e tyre në secilën klasë, pasi në shkollën “Ismet Rraci” në Klinë janë vetëm 3 të tilla.
“Rrisin cilësinë në arsim edhe projektet e tilla janë të mirëseardhura jo vetëm në shkollën tonë por në secilën shkollë”, tha për RTK, Sali Berisha, këshilltar i karrierës
Edhe Nezi Racaj, arsimtar i lëndës së biologjisë, tha kjo është se e lidhë mësimdhënien dhe mësimnxënien, është shuam e rëndësishme për nxënës se dhe dëgjon, edhe shikon.
Në komunën e Klinës gjithsej janë 29 shkolla, e deri më tani nga Drejtoria Komunale e Arsimit janë blerë dhe shpërndarë nëpër shkolla 40 tabela digjitale.
Ndërsa Qemajl Sejdija, drejtori i Arsimit në Klinë, tha se drejtoria e arsimit vit për vit në bazë të buxhetit që e kemi do të parashohim të blejmë sa më shumë.
Një tabelë digjitale për blerje arrin shifrën financiare deri në 1 mijë e 500 euro. /rtk