Sadiku: Shërbimi shtëpiak në Prishtinë ofrohet çdo ditë nga 12 orë, mbi 200 shërbime në ditë jepen

Sadiku: Shërbimi shtëpiak në Prishtinë ofrohet çdo ditë nga 12 orë, mbi 200 shërbime në ditë jepen

Aktuale June 09, 2024 - 15:45

Shërbimi shtëpiak në Prishtinë po konsiderohet si një nga shërbimet më të nevojshme për qytetarët dhe tash në praktikë po e tregon edhe rëndësinë e tij.

Kështu ka thënë, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se ky shërbim ka qenë i domosdoshëm për të gjithë qytetarët, një nevojë më të veçantë sipas tij ka qenë për të moshuarit.

“Shërbimet paliative, janë shërbime për persona që janë në fazën terminare të jetës por që janë të obliguar më i dhënë deri në ditën e fundit të njeriut, më i dhënë shërbim mjekësor për më ia bë jetën më të dinjitetshme”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka deklaruar se ky shërbim ofrohet në kryeqytet për 12 orë në shtatë ditë të javës dhe punohet çdo ditë të vitit. Sipas tij, ky shërbim për qytetarët ofrohet edhe gjatë festave e vikendeve, ndërsa sa i përket ekipeve mjekësore gjatë javës janë katër ekipe, ndërsa vikendeve rritet deri edhe në një ekip.

“Prej marsit të vitit 2022, më shumë se dy vjet i ka tash ne kemi bë këtë shërbim 12 orë, në shtatë ditë të javës, çdo ditë 365 ditë të vitit ky shërbim garantohet, shtunë diele festa, vikende punon 12 orë kemi rritje mjekësore dhe gjatë ditëve të javës janë katër ekipe mjekësorë, ndërsa për vikend janë edhe nga një ekip mjekësor ndërsa për vikende janë edhe nga një ekip mjekësor”, tha Sadiku për Ekonomia Online.

Kurse sa i përket numrit të shërbimeve që ofrohen janë rreth 200 shërbime në ditë që kryhen, ndërsa rreth 6 mijë vizita janë kryer në muajt e fundit.

“Mbi 200 shërbime në ditë jepen në kryeqytet të qytetarët, në muajin e fundit kemi pas diku mbi 6 mijë vizita të shërbimit mjekësor që janë bërë për një muaj, që i ka ra mbi 211 vizita mjekësore në ditë”, deklaroi drejtori i shëndetësisë.

Krahas punës së vazhdueshme dhe angazhimit me pacientë, Sadiku ka deklaruar se përballen edhe mungesë të stafit.

Llogaritur numrin e rasteve të qytetarëve që kanë nevojë për shërbim shtëpiak, Sadiku ka thënë se duhet shtuar edhe numri i stafit.

“Mangësia është se duhet me pas staf edhe më shumë duhet me rrit atë staf se po shihet se nga 6 shërbime janë bërë 200 shërbime dhe mendoj se qytetarët duhet më pas ende nevojë për këtë shërbim dhe ne duhet me e rrit stafin dhe përparësi është që ky shërbim iu krijon njerëzve që me u ndi të dinjitetshëm me shërbimin shëndetësor që krijohet në vendin e vetë se ne kemi sot të moshuar të cilët janë mosha e tretë themi ne mbi 65 vjet që ata kanë nevojë me shku me e marr një infuzion ose një injeksion por për ta më problem është me shku në institucion shëndetësor se më marrë shërbimin për shkak të moshës munden me u rrëzu lëndu me pas pasoja më të mëdha për shëndetin së sa vetë shërbimi që marrin për këtë arsye ne edhe atyre iu kemi krijuar mundësi që me shku në shtëpi”, tha Sadiku.

Mirëpo edhe pse ky shërbim shton nevojën e përballjes me sfida të llojllojshme, ai u shpreh se ky shërbim duhet ta bëjë krenarë profesionistin shëndetësor.

“Duke ditur për ngarkesën dhe për shqetësimet që atyre iu bëhen çdo ditë presionin që kanë ata sepse përfshijnë banorët e të gjithë territorit të kryeqytetit jo vetëm të qytetit por edhe fshatrat e largëta që janë me 30 40 kilometra nga Prishtina ata japin shërbime dhe realisht kanë presione të vazhdueshme për me dhënë shërbime. Ky shërbim e ka bë me u ndje krenarë punëtorin shëndetësor”, u shpreh Sadiku.