Ambasadori britanik ngjitet në malet e Sharrit: Vendi më i bukur që kam qenë ndonjëherë
Aktuale
June 08, 2024 - 22:25
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka festuar ditëlindjen në malet e Sharrit, pamjet këto të cilat i vlerësoi shumë.
Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook, të cilit i ka bashkangjitur edhe disa fotografi ka thënë se malet e Sharrit janë vendi më i bukur që ka qenë ndonjëherë.
Ai është surprizuar nga këto pamje që karakterizojnë vendin tonë.
“Ditëlindje spektakolare në malet e Sharrit. Ngjitur nëpër kullota të mrekullueshme deri në majën e Koxha Ballkanit. Një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë”, ka shkruar ambasadori ndër të tjerash.