Deklarata e “Asamblesë gjithëserbe” kërkon zbatimin e plotë të 1244 dhe themelimin e Asociacionit
Foto: AP

Deklarata e “Asamblesë gjithëserbe” kërkon zbatimin e plotë të 1244 dhe themelimin e Asociacionit

Aktuale June 08, 2024 - 17:31

Në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd, është miratuar njëzëri “Deklarata për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serbe”.

Deklarata e dy qeverive u bë në seancën në kuadër të “Asamblesë gjithë-serbe”, e cila nën moton “Një Popull, një Parlament – Serbi dhe Sërpska” mbahet sot në Beograd, raporto Klankosova.tv.

Ky dokument përmban 49 pika, nga të cilat, pika 11, 12, 13 dhe 14 i dedikohen Kosovës.

Aty bëhet thirrje që Kosovës t’i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, ndërsa kërkohet po ashtu që të zbatohet në tërësi Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, si dhe të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Këto janë katër pikat e Deklaratës që flasin për Kosovën:

11- Asambleja Gjithë-Serbe konstaton se "Kosova dhe Metohija" është një pjesë e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve, përfaqëson themelin shpirtëror të popullit serb dhe një gur themeltar i përbetimit serb dhe rrugës së Shën Savës. Asambleja gjithë-serbe insiston në përdorimin e emrit të plotë të Provincës Serbe Jugore – “Kosova dhe Metohija”, të cilën e shmangin secesionistët shqiptarë.

12 - Asambleja gjithë-serbe mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial, të garantuara me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 dhe me rezoluta tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe të drejton dhe detyrën e Republikës së Serbisë ndaj popullit serb në “Kosovë dhe Metohi”. Asambleja gjithë-serbe kërkon dhe konsideron që përmes të gjitha mjeteve të disponueshme ligjore, politike, ekonomike dhe të tjera duhet të mbrohen serbët në Kosovë dhe Metohi, si dhe të gjithë qytetarët tjerë besnikë të Republikës së Serbisë, manastire, kisha, fortifikime mesjetare, prona private, varrezat dhe objektet e tjera të rrezikuara.

13 - Asambleja gjithë-serbe dënon krijimin e qëllimshëm të kushteve të padurueshme për jetën e serbëve dhe persekutimit, të cilat kryhen nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë. Kjo shtypje e vazhdueshme, e planifikuar mirë dhe gjithëpërfshirëse e secesionistëve shqiptarë në “Kosovë dhe Metohi” ndaj banorëve serbë në “Kosovë dhe Metohi” viteve të fundit ka rezultuar në largim të përshpejtuar të serbëve nga krahina, si dhe përkeqësimi drastik i pozicionit të asaj pjese të popullit serb, i cili, megjithë terrorin brutal të motivuar etnik, mbeti duke jetuar me vatër e tyre. Asambleja gjithë-serbe pret nga Republika e Serbisë që të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe jetën e qytetarëve të saj në “Kosovë dhe Metohi”, duke përdorur të gjithë mekanizmat e mbrojtjes të parashikuar në të drejtën e brendshme dhe ndërkombëtare.

14 - Asambleja gjithë-serbe insiston në zbatimin e të gjitha aspekteve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Asambleja gjithë-serbe konsideron se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe dialogu i vazhdueshëm është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të zgjidhur problemet.