Listës Serbe s’i jepet fjala në Kuvendin “panserb”, i pret Vuçeviqi: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë
Foto: Facebook

Listës Serbe s’i jepet fjala në Kuvendin “panserb”, i pret Vuçeviqi: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë

Aktuale June 08, 2024 - 16:21

Krerët e Listës Serbe sot kanë qëndruar për një vizitë në Beograd ku janë pritur nga kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq.

Në njoftimin e publikuar për media nga vetë Lista Serbe, thuhet se në diskutimin që kanë pasur me kryeministrin serb, Vuçeviq iu ka thënë qartazi që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë” dhe se do të bëjë gjithçka “për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb me përkrahjen e presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Lidhur me serbët e Kosovës ka folur sot edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili bashkë me kreun e “Republika Srpska”, Millorad Dodik, e kanë mbajtur të ashtuquajturin kuvend ‘panserb”.

Vuçiq ka thënë se serbëve nga Kosova nuk iu është dhënë fare fjala në këtë takim, meqë siç është shprehur Vuçiq “ata janë pjesë e Serbisë dhe kanë përfaqësues në presidencë dhe në qeveri”.