Tahiri: Koha që SHBA-ja e BE-ja me arbitrazh ta finalizojnë marrëveshjen, Kosova zbaton Asociacionin, Serbia e njeh de jure
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Koha që SHBA-ja e BE-ja me arbitrazh ta finalizojnë marrëveshjen, Kosova zbaton Asociacionin, Serbia e njeh de jure

Aktuale June 08, 2024 - 11:52

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tash është koha kur SHBA-ja dhe BE-ja duhet të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës de jure. Tahiri thotë se kjo do të ndodhte në datën kur Serbia do të hynte në BE dhe në po atë datë edhe Kosova e zbaton obligimin për Asociacionin.

“Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje marreveshje qe perfshine obligimet e detyrueshme te dy paleve: me nje ane Kosova zbaton asociacionin, ne anen tjeter Serbia njeh de jure shtetin e Kosoves – kjo marreveshje do te precizoje qe ne daten e hyrjes se Serbise ne BE ne po ate date Serbia ka njohur zyrtarisht Kosoven dhe Kosova ka zbatuar asociacionin. Nje marreveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojne modele te tilla ne historine e marreveshjeve paqesore mes shteteve qe kane pasur mosmarreveshje – eshte koha qe te behet nje marreveshje e tille historike, ne menyre qe me ne fund Ballkani Perendimor te arrine nje paqe te qëndrueshme”, ka shkruar ajo.