Zemaj: Anulimi i listës së çmimit të barnave u bë për interesa personale financiare

Zemaj: Anulimi i listës së çmimit të barnave u bë për interesa personale financiare

Aktuale June 08, 2024 - 11:51

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka publikuar vendimin e pasardhësit të tij Arben Vitia, i cili anuloi listën e çmimit të barnave vetëm disa ditë pasi e miratoi atë.

Në vendim thuhet se lista ka qenë e përkohshme dhe është anuluar për shkak të ankesave në Komisionin e Ankesave brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Por këtë vendim ndryshe po e sheh Zemaj i cili ka akuzuar se anulimi është bërë për interesa personale financiare.

“Para tre jave është miratuar lista e çmimeve të produkteve medicinale. Sot, u anulua! Çfarë dobësie! Çfarë loje e ndytë! Interesin e pacientit të varfër, kjo Qeveri e ka shkelur me dy këmbë, në vazhdimësi po abuzon me të. E kjo veç për shkak të akomodimit të interesave personale financiare dhe interesave të mafisë farmaceutike. Kur ju doli në shesh përfitimi personal, e anulojnë. Kaq dinë kaq mund të bëjnë ky pushtet! Ja disa shembuj që shpërfaqin tendencën për abuzim me çmime”, ka shkruar Zemaj duke bashkëngjitur edhe një listë me çmime që sipas tij janë abuzive. /shneta

Image