Kurti e Nagavci nuk shkojnë, dështon ceremonia e vënies së gurthemelit të Shkollës “Isa Boletini” në Podujevë
Aktuale
June 08, 2024 - 11:27
Ka dështuar vendosja e gurthemelit të ndërtimit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, për shkak të mospjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti e ministres së Arsimit, Nagavci.
Ndonëse është konfirmuar pjesëmarrja e tyre në këtë ceremoni, organizatorët mbrapa kamerës së EO-s kanë thënë se shefi i ekzekutivit e ka anuluar pa paralajmërim.
Ekonomia Online ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga autoritetet komunale për arsyen e anulimit të kësaj ceremonie, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin. /eo