Xhenierët luftarak të FSK-së, të gatshëm për mision

Xhenierët luftarak të FSK-së, të gatshëm për mision

Aktuale June 08, 2024 - 00:15

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u realizua ceremonia e certifikimit për “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”.

Gjatë këtij trajnimi kursantët janë aftësuar në ngritjen e pozicioneve luftuese dhe mbrojtëse, në ndërtimin e barkave dhe urave improvizuese për kalimin e pengesave ujore, në vendosjen e pengesave, në selektimin dhe fortifikimin e objekteve për luftim si dhe në përdorimin e eksplozivit për çarjen e pengesave në realizim të misionit.

Poashtu ka përfunduar kursi i “Liderit Luftarak” gjenerata 18 në KDS.

“Kursi i liderit Luftarak është një program mësimor i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të Nënoficerëve (NOF) nga ushtria e SHBA-së, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”, njofton FSK.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, vlerësoi lartë përkushtim e stafit të Shkollës së Nënoficerëve për angazhimin dhe përkushtimin për të ndërtuar dhe zhvilluar sistem të vlerave, ku nënoficerët janë drejtues të taktikave, teknikave, disiplinës dhe standardeve bashkëkohore që janë të bazuara në doktrinën e ushtrisë amerikane.