UP-ja ngrit flamurin LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit
Aktuale
June 07, 2024 - 20:09
Universiteti i Prishtinës, të premten ka ngritur flamurin e komunitetit LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit.
Kjo u bë në kuadër të shënimit të asaj që quhet Java e Krenarisë.
“Ky aktivitet përfaqëson përkushtimin e palëkundur institucional ndaj gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe drejtësisë sociale, vlera këto që përfaqësojnë idealin e institucionit dhe të ardhmes që synohet të modelohet”, thuhet në postimin e lëshuar nga UP-ja.
“UP-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, shoqëri që sfidon paragjykimet dhe promovon një mjedis, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo këndvështrim vlerësohet”, shkruan gjithashtu aty.