Raporti i institutit “Octopus”: Si po përgatitet Serbia dhe kërcënon Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor

Raporti i institutit “Octopus”: Si po përgatitet Serbia dhe kërcënon Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor

Aktuale June 07, 2024 - 17:39

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka bërë një përmbledhje javore të veprimeve të Serbisë të cilët e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në raport nuk janë të përfshirë dy incidentet e fundit sa i përket arrestimit të spiunëve të BIA-së në veri të Kosovës dhe Ferizaj, por për këto dhe tema të tjera Instituti Octopus është duke përgatitur raporte të veçanta.

Sipas institutit, ushtria e Serbisë vazhdon mobilizimin ushtarak Ushtria serbe ka zhvillua trajnime të rëndësishme me pjesëtarët e skuadronit gjuajtës-bombardues nga brigada e 98-të e aviacionit në aeroportin ushtarak “Morava” afër Kralevës ata këto ushtrime janë duke i kryer me aeroplanin sulmues “Orao”.

“Trajnimi u mbajt për ofrimin e mbështetjes ajrore të forcave tokësore dhe speciale në operacionet luftarake. Forcat ajrore vazhdojnë të pajisen me armatim”, thuhet në raport.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Bratislav Gashiq ka vizituar komandën ajrore të forcave të mbrojtjes në Zemun.

Ai ka thënë se forcat ajrore janë pjesë kyçe e sistemit mbrojtës të Serbisë.

“Me prokurimin e sistemeve raketore kundërajrore FK-3 dhe Pantsir, helikopterëve Mi-35 dhe H-145, radarëve me rreze të gjatë GM-400 dhe avionëve të pilotuar në distancë, gatishmëria luftarake e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore u forcua ndjeshëm.

Udhëheqja shtetërore dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për pajisjen e mëtejshme me mjete moderne për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave në lidhje me kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore.

Vendi ynë po zhvillohet, po bëhet më i fortë ekonomikisht dhe ne mund të ndajmë më shumë para për mbrojtjen tonë. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që Forca jonë Ajrore të forcohet me avionë të rinj, sepse vetëm Forca Ajrore e fortë dhe Forcat e Armatosura të fuqishme serbe mund të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë ne”, tha ministri Gashiq.

Ministri Gashiq ka theksuar se në periudhën e ardhshme një nga prioritetet do të jetë përkujdesja për njerëzit dhe se do të punohet më tej në përmirësimin e pozitës materiale të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Krahas kësaj Octapus thotë se po vazhdon rekrutimi i “vullnetarëve” në ushtrinë serbe.

“Në serbi ka vazhduar stërvitja e ushtarëve “vullnetarë” ku trajnimet e tyre do të zgjasin për tre muaj. Për një muaj e gjysmë ata do të stërviten për përdorimin e armëve të lehta personale, kryerjen e veprimeve dhe procedurave taktike në luftim si dhe roje, duke përmirësuar njëkohësisht edhe aftësitë e tyre fizike. Më pas ata do të marrin trajnime individuale të specializuara në mënyrë që të mund të kalojnë në njësinë e Forcave të Armatosura të Serbisë për trajnime kolektive dhe të përfshihen në detyrat ditore së bashku me stafin profesional”, thuhet më tej në raport.

Aty përmendet edhe Hungaria, e cila thuhet se po armatos Serbinë

50 autoblinda BTR-80A i janë dhuruar Serbisë nga Hungaria.

“Ato janë bartur në kazermën në Pançevë. Automjetet e blinduara me ngasje 8X8 janë të armatosura me topa automatikë sovjetikë/rus 2A72 të kalibrit 30mm (KPB Tula). Parashikohet që deri në fund të këtij viti të riparohen 30 automjete tjera, pas së cilës ato do t’i bashkohen batalionit të blinduar të zbulimit me seli në Nish (makinat e blinduara luftarake-zbuluese BRDM-2MS).

Pas kësaj, është planifikuar të integrohet një paketë moderne pajisjesh që do të rrisë aftësitë e tyre në një nivel edhe më të lartë, përmes instalimit të një sistemi kontrolli zjarri (SUV), një sistemi komandimi dhe informacioni plus një rritje në nivelin e mbrojtjes së armaturës. Duhet theksuar se muajin e ardhshëm pritet të dorëzohen edhe 16 automjete të këtij lloji, në mënyrë që numri total i tyre të rritet në 66 njësi (më shumë se 2 batalione të plota), ku një numër i caktuar do të përdoret për pjesë këmbimi.

Nëse realizohen vlerësimet fillestare, të cilat thonë se një grup prej 50+16 BTR-80A (një pjesë e të cilit do të përdorej për mirëmbajtje) do të hynte në batalionin e blinduar të zbulimit në Nish, mund të llogaritet edhe një ndryshim në formimin e tij. ku ky batalion do të shndërrohej në një brigadë të motorizuar, sepse tashmë ka rreth 30 BRDM-2MS. Nuk duhet të harrojmë batalionin e tankeve me OBT T-72MS”, thuhet më tej.

Sa i pëket Republika Srpska, pritet të mbahet referendum për pavarësi.

Millorad Dodik, president i Republika Srpska ka paralajmëruar që do të ketë një referendum për ndarjen e kësaj pjese nga Bosnja dhe Hercegovina, por për këtë ai ka thënë se akoma nuk ka një datë të caktuar.