Lulzim Hetemi me batanije e jastëk në dorë i tregon DW-së: Në këtë kauq ka flejt kryetari
Aktuale
June 07, 2024 - 15:40
Kryetari i ish-vetëngujuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sërish ia ka bërë një tur përbrenda Komunës së Leposaviqit një medieje ndërkombëtare, kësaj here Deutsche Welle-s, duke i treguar për izolimin e tij shtatë-tetë muajsh përbrenda Komunës.
“Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’i tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.
“Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, d.m.th. qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauq ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtat muaj ditë”, tha ai.