Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një të pandehuri në Ferizaj dhe kërkon dënimin me burgim ndaj tre të miturve
Aktuale
June 07, 2024 - 15:11
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R. për shkak të veprës penale “Rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin ose dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka bërë edhe një njoftim për një rast tjetër, ku i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B., M. R. dhe V. T. për shkak të veprës penale të lartcekur.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’u vazhdohet masa e paraburgimit.