Osmani pritet nga Lladrovci në Drenas
Aktuale
June 07, 2024 - 12:05
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Kjo në kuadër të vizitave që Osmani do t’ua bëjë komunave të vendit.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit, si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.