Në Gjakovë do të shfaqet dokumentari për fëmijët e vrarë në luftë
Aktuale
June 07, 2024 - 09:48
Të hënën në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë do të shfaqet dokumentari për fëmijët e vrarë në komunën e Gjakovës gjatë luftës 1998-1999.
Dokumentari, i cili do të shfaqet prej orës 19:00, përfshin tetë ngjarje, në të cilat dëshmitarët do të rrëfejnë për vrasjet e fëmijëve të tyre, transmeton Zeri.info.
Ky dokumentar do të shfaqet nga shoqata “Krimet e Luftës Gjakova 98-99”. /Zëri