Familjarët e Qerimit të arrestuar për spiunazh besojnë në drejtësi, banorët hezitojnë të flasin
Në ballkonin e shtëpisë, ka shqiponja të gurosura.
Por, Bedri Shabani, u arrestua nën dyshim për spiunazh tek BIA serbe.
E gjendja në lagjen e tij, të enjten ishte krejt e zakonshme, ndryshe nga një ditë më parë.
Me t’u interesuar ekipi i televizionit, refuzimet e banorëve ishin të ashpra.
Gjatë ditës së mërkurë njësite policore janë parë edhe në rrugën “Sejdi Sojeva” në Ferizaj.
Lëvizje të pakta u panë edhe në atë lagje.
E vëllau i tij, prapa kamerës i tha televizionit se besojnë në drejtësi dhe në vërtetimin e pafajësisë së Qerimit, dhe se me arrestimin e tij u bë praktikë e rrezikshme për këdo që blen prona.
Refuzues në deklarime rreth këtyre zhvillime, ishin edhe ferizajasit.
Në shtëpitë e të dyshuarve, Policia e Kosovës ka gjetur edhe armë e gasmaska ushtarake.
“Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha Policia e Kosovës.
Aksionit të së mërkurës së Policisë së Kosovës dhe AKI-së, i kishin paraprirë hetime disa mujore.