Sveçla takohet me ministrin e Brendshëm në Itali: Diskutojnë për luftimin e krimit
Aktuale
June 06, 2024 - 19:55
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga homologu i tij italian Matteo Piantedosi.
Siç ka shkruar Sveçla në “X”, të enjten, në këtë takim është diskutuar për përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Italisë në luftimin e krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit.
“Diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, trafikimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Forcave tona të Policisë. Faleminderit për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Sveçla.