Pas intervistimit, gruaja e Radoiçiqit lihet e lirë

Pas intervistimit, gruaja e Radoiçiqit lihet e lirë

Aktuale June 06, 2024 - 16:50

Gruaja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor në veri të vendit.

Nga policia kanë konfirmuar për Klankosova.tv se pas intervistimit, e njëjta është liruar.

“Krimet ekonomike e kanë përdorur objektin e policisë për intervistimin e kësaj gruaje. Pas intervistimit, ajo është liruar”, tha policia, njofton Klankosova.tv.

Gruaja e kriminelit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq, është intervistuar pas sekuestrimit të pasurisë së tyre, pas agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku. Për këtë aksion, Millan Radoiçiq mori përgjegjësinë udhëheqëse.