“Lista Serbe jua shëtitke Hashimin nëpër Ujman”, “Kurrgjë s’ka dalë çka do të dalë” - përplasen deputetet e LVV-së dhe PDK-së

“Lista Serbe jua shëtitke Hashimin nëpër Ujman”, “Kurrgjë s’ka dalë çka do të dalë” - përplasen deputetet e LVV-së dhe PDK-së

Aktuale June 06, 2024 - 15:14

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së.

Shkak i kësaj ka qenë “bashkëpunimi” me Listën Serbe, me ç’rast u mohua nga të dy taborët.

Duke ia përmendur përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin serb, Millan Radoiçiq, Musliu Shoshi tha se “kurrgjë nuk iu ka dalë çka ka me iu dalë”.

Por reagim të menjëhershëm pati deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi se është shëtitur me kryeterroristin, Millan Radoiçiq, nëpër Ujman.

“Tash çohet një deputete e PDK-së që e kupton gjuhën e PDK-së, saqë nuk mund të shkëputën prej Listës Serbe. Në çdo diskutim të vetën e përmendin Listën Serbe, Listën Serbe sepse me Listën Serbe e keni bërë krejt qeverisjen në vazhdimësi”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ndërsa deputetja e PDK-së ia kthehu se “edhe ju keni qeveris me Listën Serbe”.

“Lista Serbe jua shëtitke Hashimin (Thaçi) nëpër Ujman”, tha deputetja e LVV-së.