Haradinaj: Kategoritë e lirisë qe katër vjet pushtet të Kurtit janë poshtëruar nga Qeveria
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Kategoritë e lirisë qe katër vjet pushtet të Kurtit janë poshtëruar nga Qeveria

Aktuale June 06, 2024 - 15:04

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë “Kurti”.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në katër vjet pushtet të Kurtit kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga Qeveria.

“Vetëvendosja nuk ka hezituar për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinëz’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.

Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodhë, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, shkruan lideri i AAK-së.