“Kush e harron gjakun e Leotrimit - mallkuar qoftë”, përlotet koloneli
Aktuale
June 06, 2024 - 15:02
Koloneli Afrim Veseli ka folur në lidhje me arrestimin e dy personave në Ferizaj për spiunazh.
Veseli, mes të tjerash, përmendi Leotrim Ahmetin, i cili ishte vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Oficerët e artë të Kosovës të inteligjencës dhe Policisë së Kosovës identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuar agjentë të shërbimit armik, aty që për 100 vjet na vranë dhe na grinë, në Kosovë dhe në Shqipëri”.
“Kush e harron gjakun e Leotrimit, mallkuar qoftë”, u shpreh Veseli në Klan Kosova.