Më në fund, Kusari-Lila flet rreth bisedave të saj me Radoiçiqin
Foto: Laura Hasani

Më në fund, Kusari-Lila flet rreth bisedave të saj me Radoiçiqin

Aktuale June 06, 2024 - 13:37

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bisedat me Millan Radoiçiqin ishin të para dy vjetëve.

“Aaa Festim, deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete”, tha Kusari-Lila për “Betimi për Drejtësi”, derisa po hynte në Kuvend.

“A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radoiçiqin për Ligjin e pagave?”, u pyet Kusari-Lila, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, gazeta “Nacionale” ditë më parë publikoi një audioincizim, në të cilin pretendohet se Kusari-Lila përmes Slavko Simiqit të Listës Serbe kishte biseduar me kriminelin Radoiçiq.

Radoiçiqi gjendet në listën e zezë të SHBA-së dhe njëherësh i njëjti ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.