Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste të tjera të ngjashme
Foto: Laura Hasani

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste të tjera të ngjashme

Aktuale June 06, 2024 - 12:39

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në kanë arrestuar të mërkurën dy persona në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh.

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

I pyetur për këtë rast, kryeparlamentari Gluak Konjufca u shpreh se ka shumë raste të tilla të ngjashme.

“E përgëzoj AKI-në për punën e tyre të shkëlqyer, jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme”, tha ai.

Konjufca shtoi se qëllimi i Serbisë është gjithmonë destabilizimi i Kosovës.

“Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që me vazhdua sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, deklaroi Konjufca.