PDK-ja kundër planit për “Kalabrinë”: 15 hektarë të pronës komunale u tjetërsuan për ndërtim

PDK-ja kundër planit për “Kalabrinë”: 15 hektarë të pronës komunale u tjetërsuan për ndërtim

Aktuale June 06, 2024 - 11:40

Në këtë plan 15 hektarë të pronës publike përreth “Stacionit të Autobusëve” u dhanë për ndërtim të lartë. Planin që e propozoi Përparim Rama e votoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

Në një konferencë për media, nënkryetarja e PDK-së Besianë Musmurati dhe shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, treguan për planin e “Kalabrisë”, që u votua të hënën në Prishtinë.

PDK-ja në Prishtinë ishte kundër këtij plani dhe bëri të ditur që historia e shpronësimit të Badocit po përsëritet edhe në “Kalabri”.

“Në Badoc, Përparim Rama u mundua ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin për lagjen ‘Kalabria’ prapë mbi 15 hektarë të pronës publike u vënë në shërbim të kompanive të ndërtimit” tha Retkoceri.

Ndërsa nënkryetarja Musmurati theksoi që është edhe më shqetësues fakti që ne nuk mendojmë që Përparim Rama do të ndalet me planin e “Kalabrisë”.

“Ai do të sjellë për votim plane të tjera që prapë mund të tjetërsojnë pronën publike”, tha Musmurati.