Drizan Shala: BIA e ka përjetuar rëndë identifikimin dhe kapjen e informatorëve në Ferizaj

Drizan Shala: BIA e ka përjetuar rëndë identifikimin dhe kapjen e informatorëve në Ferizaj

Aktuale June 06, 2024 - 08:34
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”, Shala thotë se AKI-ja dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Dy persona u arrestuan të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh. Shtetasit kosovarë Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan pas një hetimi disamujor nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në.

Lidhur me këtë rast, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka shkuar se AKI-ja dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës.

“Arrestimi i spiunëve kosovarë mesazh për politikën e Beogradit dhe të gjithë që veprojnë njësoj! AKI-ja dëshmoi se është në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin dhe ruajtur sigurinë e Kosovës. Sot dhe nesër jemi të sigurt, por nga ky veprim edhe e ardhmja është tregues se do të jetë e sigurt”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shala ka shkruar se ne duhet t’i besojmë sistemit tonë të sigurisë që hodhëm themelet në vitin 1999, e pastaj e zyrtarizuam në vitin 2008 dhe të cilin e forcuam gjatë viteve deri më sot.

“Faleminderit: Heronjtë tanë të heshtur”, ka shkruar Shala.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.