Dogana sqaron: Personi i arrestuar sot për spiunazh, ishte pushuar nga pozita para 20 viteve
Foto: Laura Hasani

Dogana sqaron: Personi i arrestuar sot për spiunazh, ishte pushuar nga pozita para 20 viteve

Aktuale June 05, 2024 - 16:18

Dogana e Kosovës ka lëshuar një sqarim sot, pasi në media ka qarkulluar lajmi se një person me inicialet, B.SH i arrestuar për spiunazh, ishte pjesë e Doganës së Kosovës.

Dogana sqaron se perosni në fjalë ishte pushuar nga pozita që në vitin 2004, shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv, transmeton Zeri.info.

Sqarimi i plotë i Doganës së Kosovës:

Prishtinë 5 qershor 2024, në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga pozita e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004. Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës.

Dogana e Kosovës përgëzon autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë. Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona.