Në përvjetorin e pestë të Marigona Hill lansohet projekti “The Gallery” me dhurata për secilin blerës dhe shpërblimin kryesor Toyota bZ4X (elektrik)
Every Great City is Defined by its Most Prominent Neighborhoods.
Every Great Residence is Desired for its Lifestyle.
Zbuloni “The Gallery” — një lagje moderne brenda një qyteze ikonike. E vendosur në Marigona Hill, ku secila punë përbën një mrekulli arkitekturore, me krenari ju prezantojmë “The Gallery” — një koleksion të mrekullueshëm prej 165 apartamentesh, secili i përshkruar me një përzierje të përkryer të dizajnit, mjeshtërisë dhe luksit.
Që nga konceptimi, “The Gallery” është zhvilluar me kujdes të veçantë, për t’ju ofruar elegancën e hapësirave private dhe të përbashkëta por edhe kalimin e lehtë mes momenteve të privatësisë dhe socializimit.
Arkitektët tanë të dashur, mjeshtër të artit të jetesës, kanë dizajnuar këto apartamente si shprehje të natyrshme të përvojës njerëzore, duke balancuar në mënyrë të përkryer hapësirat e brendshme dhe të jashtme, për natën dhe ditën, për të akomoduar në mënyrën më të mirë çdo çast të jetës suaj.
“The Gallery” është një vepër arti në vete, një qendër ikonike që zbukuron qytezën dhe Prishtinën tonë si një gur i çmuar. Forma e saj organike krijon një ndjenjë të menjëhershme qetësie dhe kënaqësie — një përqafim mikpritës e të ngrohtë për ata që vlerësojnë aspektet më të bukura të jetës, ku bukuria dhe qetësia bashkohen në një ekuilibër të përkryer.
Në Marigona Hill, ne jemi të përkushtuar ndaj të jashtëzakonshmes dhe inovatives, duke ofruar vendbanime të punuara me përsosmëri që u mundësojnë familjeve të jetojnë jetën e tyre më të mirë, ku çdo moment është i veçantë.
Fokusi ynë është gjithmonë tek Ju, dhe rezultati është një përvojë jetese e pa imagjinueshme, dhe ende e paparë në Prishtinë, regjion e më tej.
Prandaj, me rastin e pesë vjetorit të Marigona Hill dhe lansimit të fazës së tretë “The Gallery”, do të shpërblejë secilin blerës me dhuratë.
Kushdo që e blen njësinë e ëndrrave vetëm nga Marigona Hill, prej datës 3 qershor deri më 31 gusht, e fiton njërin nga dhuratat si: Apple Watch, Macbook Air, iPhone 15, iPad, Pikturë, anëtarësi vjetore në UNA SPA & Fitness, “interior concept design” nga Archides Studio, kupon në Solos prej 5,000 Euro.
Si dhe në fund, shpërblimi i madh, të cilin do ta fitojë klienti më me fat i cili përzgjidhet përmes shorteut, në të cilin pjesë marrin të gjithë klientët, e që është një veturë luksoze elektrike e prodhuesit Toyota, e tipit bZ4X 4×4, e re.
Ky është artikull i sponsorizuar.