Lajçaku në Strasburg, informon shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale në dialog
Foto: Laura Hasani

Lajçaku në Strasburg, informon shtetet anëtare të BE-së mbi gjendjen aktuale në dialog

Aktuale June 05, 2024 - 15:24

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i ka informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi gjendjen aktuale në dialogun Kosovë - Serbi.

Lajçaku, mes të tjerash, thekson se uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin e tyre politik në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që u riktheva në Këshillin e Evropës në Strasburg pas gati 2 vitesh. E çmoj mundësinë për të informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i Bashkimit Evropian është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Lajçaku në rrjetin social X.