Stano: Lajçaku vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjentisht të zbatohet Marrëveshja e Ohrit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se s’ka asgjë të rëndësishme për të theksuar sa i përket pozitës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi.
Stano ka thënë se tranzicioni në BE nuk e prek pozitën e përfaqësuesit special dhe se Mirosllav Lajçak do të vazhdojë punën e tij edhe në muajt në vazhdim me angazhim të plotë.
Stano ka thënë se Lajçaku është i angazhuar plotësisht në kontakte me partnerët me synim për të lëvizur gjërat përpara, e që prioritet thotë se është zbatimi urgjent i Marrëveshjes së Ohrit.
“Tranzicioni nuk e prek pozitën e ESUR-it. Mandati i Lajçakut vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim. Ai vazhdon të jetë plotësisht i angazhuar në shkëmbime me një numër partnerësh në BE dhe në skenën ndërkombëtare, për të provuar lëvizjen e gjerave përpara, me prioritet sigurisht, implementimin urgjent të Ohrit”, tha Stano.