Meloni: Fushatë denigruese ndaj Shqipërisë vetëm pse i ofroi ndihmë Italisë

Meloni: Fushatë denigruese ndaj Shqipërisë vetëm pse i ofroi ndihmë Italisë

Aktuale June 05, 2024 - 14:27

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha sot se uron që marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm të jetë shembull për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë për shtyp, nga Gjadri, Lezhë, ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për emigrantët, Meloni tha se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ndihmon Italinë, ndërsa shprehu dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare, që sipas Melonit u sulmua vetëm se i ofroi ndihmë Italisë

“Do doja të thosha që jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin t’ju takoj juve dhe që Kryeministri Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër situatën e punimeve që janë duke u realizuar në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive tona në fushën e migracionit”, tha Meloni.

“Do të doja të thosha ashtu sikundër ne pamë dhe dëgjuam nga fjalët e Kryeministrit Rama se vendet tona janë dy vende mike. Janë dy vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku. Do të doja të falënderoja edhe njëherë Kryeministri Rama, gjithë popullin shqiptarë për mundësinë që na dhanë, për ndihmën që na dhanë në mënyrë që ne të realizonim këtë marrëveshje. Uroj të jetë një shembull për të gjithë BE”, tha Meloni.

“Duke ndjekur fjalët e kryeministri Rama, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përsëris afrësinë e qeverisë italiane, popullit italianë, për sulmet që janë bërë Kryeministrit Rama, dhe qeverisë së tij dhe që faktikisht qeveria shqiptare nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar qeverinë italiane”, tha Meloni.

“Ne faktikisht kemi ndjekur dhe një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe në një farë mënyre kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet, sepse nuk është hera e parë që Kryeministri Rama dhe Shqipëria sikundër e përmendi dhe vetë Kryeministri i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka qenë pasur me të vërtetë dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE-së dhe për të gjetur, zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë”, nënvizoi Meloni, duke kujtuar dhe rastin e mjekëve shqiptarë që udhëtuan drejt Italisë në kuadër të betejës ndaj COVID-19.

“Më kujtohet në ditët më të dramatike të emergjencës COVID-19, qeveria shqiptare me kurajë dhe bujari, ofroi e na ndihmoi me 30 mjekë e infermierë në Lombardi, që ishte qendra e emergjencës COVID. Po ashtu dhe në raste të tjera e kam falënderuar kryeministrin Rama. Gazetat italiane e kanë etiketuar përrallë e bukur e qeverisë shqiptare, ndërsa sot etiketohen si kriminelë, vetëm se shumë ka ndryshuar se qeveria vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, ashtu sikundër kishte bërë me 5 qeveritë e mëparshme. Në fakt nuk është ai shënjestra. Italianët e kuptojnë, janë mirënjohës qeverisë, popullit shqiptarë për këtë përpjekje të rëndësishme që bëhet në emër të miqësisë në emër të dy vendeve tona”, tha Meloni.