Haxhiu për bisedën Kusari - Radoiçiq: Përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë
Foto: Laura Hasani

Haxhiu për bisedën Kusari - Radoiçiq: Përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale June 05, 2024 - 12:40

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lilës, pas bisedës telefonike me kriminelin serb, Millan Radoiçiq.

Sipas Haxhiut, kjo situatë është përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e qeverisë “Kurti”, ndërsa kritikon opozitën për mosdakordim rreth mënyrës për të shkuar në zgjedhje.

“Një opozitë që një terrorist që ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët, jo vetëm Radoiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të Qeverisë ose shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar, por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të Qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”, u shpreh Haxhiu.