Raporti i OSBE-së: Ka mungesë të besimit për sistemin gjyqësor
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar rezultatet e raportit: “Nga letra në Praktikë” – Vlerësimi i efikasitetit të reagimit gjyqësor ndaj krimit te rëndë të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Aty janë analizuar 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit që Misioni ka monitoruar në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka thënë se Raporti mbulon 5 juridiksione rajonale dhe se luftimi i krimit dhe korrupsionit është çështje jetike për sundimin e ligjit.
“Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit ishte një hap pozitiv, raporti thekson shembuj tela praktikës se mirë të rasteve të profilit të lartë, përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik paraqet një mungesë të besimit për sistemin gjyqësor, sidomos në kërkim të llogarisë për zyrtarët e lartë nga ana e organeve të drejtësisë. Misioni i OSBE-së për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë monitorimin e gjykatave dhe proceseve gjyqësore, sepse vetëm kështu mund të nxjerrim konkluza dhe të bëjmë analiza për atë së çfarë po ndodh sidomos në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 670 seanca dëgjimore janë përfshirë në këtë raport, 38 raste të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar”.
“Ndonjëherë ka pas mungesë të konsensusit për të shtyrë përpara reformën gjyqësore. Ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshinë së pari, zvarritje, seanca jo produktive, kapacitet joadekuat dhe mungesë resursesh, llogaridhënie e përformancë e dobët e mekanizmave përkatës,shkallë e lartë e lirimit nga akuzat,pra raporti jep rekomandime specifike për të forcuar këto hallka”, tha Davenporti.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se ky raport ka qenë një proces i gjatë dhe i detajuar qe ka përfshirë edhe angazhimin e institucioneve të vendit në analizimin e situatës reale në vend.
“Ky raport absolutisht jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht na ndihmon të marrim hapa ndërshtetëror për të rritur reagencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më lejoni që para jush të shpreh gatishmërinë dhe vullnetin si ministre e drejtësisë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektivi ynë gjatë kësaj qeverisjeje ka qenë i qartë. Mekanizmi antikorrupsion po fuqizohet dita ditës, duke goditur hallkat e krimit të organizuar”, u shpreh Haxhiu, raporton EO.
Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e vonuar dhe se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatja e rasteve gjyqësore.
“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që përfshijnë të gjitha sistemet e drejtësisë në Kosovë, Gjykata, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, pra të gjitha palët dhe inkurajon këto institucione të zbatojnë rekomandimet e renditura në këtë raport”, deklaroi Szunyogu.