Abazi publikon një dokument, thotë se Qeveria në vitin 2021 i ka dhënë tender kompanisë së Radoiçiqit
Deputeti Haki Abazi e ka publikuar një kontratë, ku sipas tij në vitin 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë RAD, në veri në vlerë 574 mijë euro.
Ai thotë se kjo është kompani që ka lidhje me Millan Radoiçiqin në veri të Kosovës, duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i Qeverisë me Radoiçiqin”.
“Kjo kontratë është bërë më datën 13 korrik 2021 për kompaninë ‘Rad’ për 574 mijë euro, që është kompani e Radoiçiqit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radoiçiqin”, shkroi Abazi në Facebook.
Sipas dokumentit, kompania “Rad” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “Rad” janë në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është mik i Millan Radoiçiqit.
Steviqi është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).