Zhvillohet ushtrimi fushor ndërinstitucional, qëllim ka koordinimin ndërmjet institucioneve e agjencive
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Zjarrfikësit kanë zhvilluar të mërkurën një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional. Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve-agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.
Ky trajnim është mbajtur nga Agjencioni për reduktimin e kërcënimit serioz nga SHBA-ja.
Për “aksionin”, foli një zyrtar i DTRA-së, i cili tha se gjithsej janë zhvilluar 56 aktivitete me fokus ndërtimin e kapaciteteve profesionale me eksperiencë profesionale unike.
“DTRA është Agjensioni për Reduktimin e Kërcënimit Serioz, është një agjension i cili funksionon për të mbështetur Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në kulminizimin e projektit që është aktiviteti i sotëm. Ne jemi të bashkuar dhe jemi duke punuar për të sjellë disa agjensione të zbatimit të ligjit për të mbajtur këtë trajnim siç janë Zjarrfikësit, Policia, Stafi Mjekësor dhe FSK-ja. Bashkërisht do të zhvillojnë këtë aksion për ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale”.
“Ne kemi zhvilluar deri më tani 56 aktivitete në total dhe mund të themi që jemi unik në zhvillimin e këtyre trajnimeve, marrë parasysh se jemi të fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve profesionale me eksperiencë profesionale unike që ne e sjellim dhe bashkëpunimin që e kemi në zhvillimin e teknikave, taktikave dhe procedurave konkrete dhe mendoj që ia kemi dal suksesshëm”, u shpreh ai, raporton EO.