Taravari: Jam i sigurt se qeveria e re do të fillojë negociatat me BE-në, por edhe mund t’i përfundojë

Taravari: Jam i sigurt se qeveria e re do të fillojë negociatat me BE-në, por edhe mund t’i përfundojë

Aktuale June 05, 2024 - 10:26

Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “Vlen”, i cili po zhvillon negociata me VMRO-DPMNE-në për përbërjen e qeverisë së ardhshme, pret që brenda disa ditësh të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ai shprehet se i vjen mirë që pas 22 vjetësh vendi ka pasur një ndryshim të plotë qeveritar.

Taravari është i sigurt se kjo përbërje qeveritare do t’i nisë negociatat me Bashkimin Evropian dhe ka thënë se është mendimi i tij të hapet debat për kushtetutën e re, pasi të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

VMRO-DPMNE-ja, koalicioni “Vlen” dhe lëvizja ZNAM janë ende duke diskutuar për formimin e qeverisë së re, ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e reparteve, ndërsa jozyrtarisht janë përmendur edhe emrat e ministrave të rinj.

Në ndarjen e posteve ministrore, koalicioni VMRO-DPMNE, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, merr më së shumti, pra 13 ministri.