Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë, të incizuara nga Shërbimi Inteligjent serb
Aktuale
June 05, 2024 - 08:22
Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari –Lila dhe terroristit Millan Radoiçiq u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë.
Ish-hetuesi policor Murat Mehmeti tha se të gjitha takimet të politikanëve kosovarë, por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.
“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Klan Kosova.
Incizimet e publikuara nga gazeta Nacionale janë të dytat të publikuara gjatë këtyre dy viteve.