Izmaku: Përgjimet e Kusarit, kafshatë që populli s’do ta përbijë shumë lehtë
Aktuale
June 05, 2024 - 08:20
Xhevahire Izmaku, nga Nisma Socialdemokrate, thotë se përgjimet e publikuara të bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusarit me ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq, po i duket një “kafshatë që populli nuk do ta përbijë shumë lehtë”.
“Po duket që po vlon Kosova me një skandal të ri, po besoj që çështja e përgjimeve të zonjës Kusari është një kafshatë e cila nuk e besoj që këtë herë popullata e Kosovës ka me përbi shumë lehtë”, tha ajo në Klan Kosova.
“Si një aspekt i cili duket që ka një amoralitet politik dhe ndoshta edhe diçka që do të prekë edhe aspektin ligjor”, shtoi Izamku.