Intervista e Bidenit për “Time”, magazina e famshme e vëren në kabinet medaljen e Kosovës për djalin e tij
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka një lidhje të veçantë me Kosovën. Ai është një nga zërat më të fuqishëm që është angazhuar për lirinë e saj, ka vizituar vendin ndërsa një lidhje tjetër është fakti që djali i tij i ndjerë Beau Biden, që kishte vdekur si pasojë e sëmundjes së kancerit, në vitin 2015.
Beau Biden kishe pasur angazhim në Kosovë. Pas vdekjes së tij Kosova e nderoi atë – një rrugë mori emrin e tij, që akoma e bartë atë.
Pos kësaj, Biden e mori edhe një medalje nga Kosova për të birin e tij.
Magazina e famshme “Time”, e ka vërejtur që në kabinetin e Biden gjendet ajo medalje.
“Në dhomën e kabinetit pas intervistës, dielli është më ulët dhe Biden ka edhe tregime tjera. Ai kthehet nga një tryezë me një medalje nga qeveria e Kosovës për djalin e tij Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri nëntë vjet më parë. Presidenti tregon me krenari të qartë punën e djalit të tij në mbështetje të sistemit gjyqësor ( të Kosovës). Përmend diplomatin Richard Holbrooke, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e Dejtonit për Ballkanin, nxjerr në pah një histori për Afganistanin dhe një argument që Biden pati me Holbrooke për kërkimin e paqes atje”, thuhet ndër tjerash në artikull. /Gazeta Express