Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Haxhiu takon nënën e Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Aktuale June 04, 2024 - 20:05

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vizituar nënën e të ndjerës Erona Colki, e cila u vra në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, në prill.

“Pasdite në vizitë tek zonja Melihate, nëna e të ndjerës Erona Cokli. Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria”, shkroi Haxhiu.

“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, shtoi ajo në Facebook.

Ministrja tha se ky nuk ishte takimi i parë me nënën e Eronës, dhe se u dakorduan të mos jetë as i fundit.

Për vrasjen e 21-vjeçares, i dyshuar është ish-burri i saj.