Muja për bisedën Kusari-Radoiçiq: S’kam arrit me e pa, s’di se cilat janë të rejat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se për shkak të angazhimeve nuk ka arrit të informohet rreth përgjimeve ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së me kryekriminelin serb, Millan Radoiçiq.
Muja tha se në momentin që të informohet për këtë bisedë, do ta japë një prononcim për media.
“Duke qenë se ne kemi qenë deri vonë këtu, unë nuk kam arrit me e pa dhe nuk e di se cilat janë të rejat por sidoqoftë në momentin kur ta shoh do ta bëjë një prononcim. Kemi qenë të angazhuar deri vonë dhe nuk e kam këtë informacion dhe nuk e kam, por çdoherë kur e shoh do e jap një prononcim për këtë”, tha Muja për EO.
Incizimet ndërmjet Kusari-Lilës dhe kriminelit Radoiçiq u publikuan për herë të dytë, ndërsa shefja e grupit parlamentar të VV-së dëgjohet duke bashkëbiseduar me Radoiçiq në gjuhën serbe.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”, e pyet Milan Radoiçiqi.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.