Rohde: Të drejtat LGBTQI+ nuk duhet të negociohen, duhet të zbatohen
Foto: Laura Hasani

Rohde: Të drejtat LGBTQI+ nuk duhet të negociohen, duhet të zbatohen

Aktuale June 04, 2024 - 13:41

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania është entuziaste që Java e Krenarisë ka filluar në Kosovë.

“Gjermania është e entuziaste që Java e Krenarisë ka filluar më në fund. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut. Ato nuk duhet të negociohen, ato duhet të zbatohen”, shkroi Rohde.

Ai ka falënderuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeten Mimoza Kusari-Lula për fjalimet dhe përkushtimin ndaj kësaj kauze.

Rohde ka publikuar edhe foto nga hapja e djeshme.