Kurti takon nobelistin turk, Orhan Pamuk: Ishte shumë i interesuar për Kosovën
Foto: Facebook

Kurti takon nobelistin turk, Orhan Pamuk: Ishte shumë i interesuar për Kosovën

Aktuale June 04, 2024 - 09:49
Kurti darkon me Orhan Pamuk: Në fillim nuk besova që po më fton, aq shumë i interesuar për Kosovën e shqiptarët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi ndërkaq në vazhdim të vizitës atje ka takuar edhe shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i entuziazmuar për takimin me Pamuk, gjersa thekson se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat.

Në restorantin Sur Balëk-Cihangir të lagjes Beyoëlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme.

Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti.

Ndryshe, kryeministri gjatë vizitës në Turqi është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.