Qyteti i Pejës nis festimet për 25-vjetorin e çlirimit

Qyteti i Pejës nis festimet për 25-vjetorin e çlirimit

Aktuale June 04, 2024 - 09:25

Qyteti i Pejës shënon 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe, për nder të saj Komuna e Pejës është përkujdesur të organizojë një sërë aktivitetesh kulturoro-artistike dhe sportive që do të vazhdojnë gjatë tërë muajit qershor.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë të ditur nisjen e këtyre aktiviteteve duke paralajmëruar se do të vazhdojnë gjatë gjithë qershorit, Muhaxheri ka theksuar se programi do të përmbajë elemente të larmishme nga të gjitha fushat duke ftuar qytetarët të bashkëngjiten festimeve për këtë ngjarje siç e quan ai historike.

“Komuna e Pejës ka nisur festimet për përvjetorin e 25-të të Ditës së Çlirimit të Pejës, me një seri aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë javës së ardhshme, si dhe gjatë muajit qershor. Ky përvjetor i rëndësishëm shënohet me një program të larmishëm kulturor dhe artistik, ku janë të ftuar të gjithë qytetarët për të marrë pjesë dhe për të kremtuar këtë ngjarje historike”, ka shkruar Muhaxheri.

Komuna e Pejës, vazhdën e këtyre manifestimeve e kanë bërë me hapjen e javës së Kulturës kroate, pastaj me krosin tradicional të nxënësve nga shkollat e mesme, do vazhdojnë me inaugurimin e murales “Thyej Heshtjen”, në sheshin “Skënderbeu” dhe duke e përmbyllur me hapjen e qëndrimit ditor për moshat e treta në fshatin Novosellë. /Zëri