Gashi: BDI-ja është fajtore që nuk arritëm ta kemi presidentin e parë shqiptar
Aktuale
June 04, 2024 - 08:09
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, thotë se sfida më e madhe për qeverinë e re është votimi i ndryshimeve kushtetuese, sidomos për shkak të qëndrimit të partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE.
Në një intervistë për RTK-në, Gashi e pranon se përfshirja e Vetëvendosjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, e ka ndihmuar koalicionin VLEN të marrë numër të madh të votave.
Ai e bën BDI-në fajtore për moszgjedhjen e presidentit të parë shqiptar në këtë shtet, derisa thekson se përdorimi i plotë i gjuhës shqipe është po ashtu çështje që kërkon zgjidhje urgjente.
v