Damka kërkon bashkim mes Kosovës e Turqisë për anëtarësim në BE
Foto:ZKM

Damka kërkon bashkim mes Kosovës e Turqisë për anëtarësim në BE

Aktuale June 03, 2024 - 19:30

Ministri i Kosovës për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, i cili vjen nga komuniteti turk, në një intervistë  ka kërkuar që Kosova dhe Turqia të bëhen së bashku që të anëtarësohen në Bashkim Evropian.

“Republika e Turqisë gjithmonë e ka shprehur që rrugë e vetmja është për Integrim Evropian. Ne e dimë që në fund të muajit për të anëtarësuar në Këshillin e Evropës, Turqia ka dhënë një mbështetje komplete, gjithsej ka pasur 18 deputetë, dhe deputet pozite ose opozitë të gjithë kanë votuar për anëtarësimin e Kosovës”, tha ai.

“Besoj dhe synojmë që bashkë të jemi në Bashkimin Evropian, e vetmja rrugë është që të bashkohemi”, shtoi Damka. /klankosova