Kurti për vizitë në kompaninë turke që prodhon Bayraktar, “ia vë syrin” dronit të ri Kizilelma

Kurti për vizitë në kompaninë turke që prodhon Bayraktar, “ia vë syrin” dronit të ri Kizilelma

Aktuale June 03, 2024 - 17:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar kompaninë turke, Baykar, e cila i prodhon dronët Bayraktar TB-2, disa prej të cilëve Kosova i bleu në verën e kaluar.

Kurti shkroi se Haluk, njëri nga vëllezërit Bayraktar, “mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë”.

Kurti tregoi se ka parë nga afër edhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot, Kizilelma.

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë”, shkroi Kurti në Facebook.

“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, shtoi ai.

Kur Kosova i bleu dronët Bayraktar në verë, Kurti pati thënë se vendi ishte bërë më i sigurt. Pati treguar se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin trajnuar tashmë për përdorimin e tyre.