DEMOS-i ndan çmimet për anëtarët e Kuvendit Komunal me performancën më të mirë, çmimet kryesore i fiton Gjilani
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DEMOS ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e Kuvendit Komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, të komunës së Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Istogut, Kllokotit dhe Rahovecit.
Çmimet për asambleistët e komunave u ndanë si çmimi “Anëtari i Kuvendit Komunal më aktiv”, çmimi “Anëtarja e Kuvendit Komunal më aktive”, si dhe çmimi “Anëtari i ri i Kuvendit Komunal më aktiv”.
Gentrit Murseli nga komuna e Gjilanit fitoi çmimin si “Anëtari më aktiv i Kuvendit Komunal” në gjashtë komunat monitoruese.
Gresa Avdiu, nga komuna e Gjilanit, fitoi çmimin si “Anëtarja e Kuvendit Komunal më aktive” nga gjashtë komunat monitoruese.
Besnik Shala, nga komuna e Gjilanit, ka marrë çmimin si “Anëtari më aktiv me mandat të parë në Kuvendim Komunal”, nga gjashtë komunat monitoruese.
Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Avdula Djesevic, tha se kjo ministri është duke bëtë gjithçka për të përmirësuar qeverisjen komunale dhe së është në interes të Kosovës për të përmirësuar administratën vendore.
“Ministria si institucion është përgjegjës për pasqyrimin e performacës së komunave. Ministria është duke bëtë gjithçka për të përmirësuar qeverisjen komunale, është interes i Kosovës për të përmirësuar administratën në Kosovë dhe ka nevojë për shumë punë. Duhet të përfshihemi në shërbimet e komunave pa dallim. Suksesi i komunave varet nga zhvillimi i anëtarëve të komunave, e vlerësoj aktivitetin e DEMOS dhe KDI, puna e tyre ka ndikuar në rritjen e punës së anëtarëve të komunave në mandatin e tyre”, tha ai.
Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se roli i anëtarëve të kuvendeve komunale është rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve.
“Përpjekja e juaj e përbashkët ka qenë instrumentale për rezultate që po i festojmë sot. Në procese vendimmarrëse ju luani rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve. Ju luani rol krucial në monitorim e efiçiencës së shërbimeve, progresin e projekteve kapitale dhe efikasitetin e programeve komunale. Përkushtimi juaja për të shërbyer komuniteteve dhe për të mbajtur vlera demokratike është i shkëlqyeshëm, kontributet tuaja janë vitalë në avancimin dhe zhvillimin e prosperitetit të Kosovës. Mirënjohja shkon edhe për qeverinë dhe MAPL. BE-ja është e gatshme që të ju ndihmojë për të siguruar qeverisë efektive”, ka thënë ai.
Jurg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka thënë se demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi.
“Dedikim juaj drejt komuniteteve dhe përkushtimi juaja i palëkundur drejt shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm. Demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi. Në këtë rrugë që e ngrit jetën e demokracisë është thelbësorë që ta mbajmë me vete shpirtin e demokracisë. Vendimet duhet të merren sa më afër njerëzve. Kjo qasje e vendimmarrjes, decentralizmit është thelbi i demokracisë zvicerane. Përfshirja jonë në Kosovë është bërë në këtë parim. Me shumë së një dekadë i kemi mbështetur komunat e Kosovës për të krijuar institucione funksionale. Ju jeni më së afërmi me qytetarët, mund t’i identifikoni shqetësimet dhe interesat dhe mund t’i përfshini në politika. Kjo jo vetëm që dërgon në rrugë të mira por forcon edhe komunitetin. Duke bëtë këtë ju kontribuoni për të ndërtuar një komunitet dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta”, ka thënë ai.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se anëtaret e kuvendeve komunale kanë siguruar që iniciativat që ndërmerren nga komunat të jenë në linjë me nevojat e qytetarëve.
“Si anëtarë të kuvendeve komunale ju shërbeni si kujdestarë të interesit të komuniteteve përmes përpjekjeve tuaja. Keni siguruar që iniciativat janë në linjë me nevojat e qytetarëve. Jemi të lumtur dhe të impresionuar nga përformanca e dhënë nga anëtarët e kuvendeve komunale. Vlerësimi i rregullt drejt progresit është fondamental për ta pasur një qeverisje efektive. Duke nxitur dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e hapur, keni siguruar që iniciativa lokale reflekton e aspirojnë dhe prioritet e njerëzve më të cilët ju merreni”, ka thënë ai.
Në këtë ngjarje u bë edhe shfaqja e video dokumentarit të shkurtër për anëtarët e KK-ve, prodhuar nga DEMOS.
Naim Cahanaj, nga KDI-ja, ka thënë se qëllimi i këtij raporti është rritja e llogaridhënies dhe nxitja ë një përformance më të mirë të anëtarëve të kuvendeve komunale.
“I kemi pasur tri kategori që janë vlerësuar; anëtare e kuvendeve komunale, roli përfaqësues, roli legjislativ dhe roli mbikëqyrës”, ka thënë ai.
Po ashtu çmimet si “Anëtari i Kuvendit Komunal më aktiv”, çmimet si “Anëtarja e Kuvendit Komunal më aktive” si dhe çmimet si “Anëtari më aktiv me mandate të parë në Kuvendim Komunal”, u ndanë për 14 anëtarë të kuvendeve komunale nga këto komuna monitoruese. /eo