Përmirësohet gjendja e avokatit të Sali Berishës, mjekët do të provojnë ta zgjojnë nga koma
Aktuale
June 03, 2024 - 11:59
Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar, edhe pse ende ndodhet në komë.
Shefi i Neurokirurgjisë në Spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerrë nga gjendja e komës.
Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e të mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.