Krasniqi viziton Qendrën për Jetë të Pavarur në Pejë

Krasniqi viziton Qendrën për Jetë të Pavarur në Pejë

Aktuale May 31, 2024 - 18:07

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Qendrën për Jetë të Pavarur në Pejë, ku ka takuar stafin e kësaj qendre.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendet e punës që përqafojnë diversitetin ndikojnë në rritjen e barazisë në shoqëri, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Vendet e punës që përqafojnë diversitetin ndikojnë në rritjen e barazisë në shoqëri. Ditën e nisa në Pejë ku vizitova ‘Qendrën për Jetë të Pavarur’ dhe takova stafin e kësaj qendre.

Mbështetja institucionale për personat me aftësi të kufizuar është thelbësore andaj edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e projektit prej 2.7milionë dollarë ‘Komuna për të Rinjtë’ i financuar nga Qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore ka për synim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe aftësimin e tyre për tregun e punës.

Me menaxheren e Qendrës, znj. Fitore Haxhihasani dhe Altinin bëm hapjen e dyqanit ‘Mixshop’, ku të rinjtë si Altini përmes angazhimit në punë në këtë dyqan do të realizojnë plotësisht potencialin e tyre si njëra ndër kategoritë e rëndësishme të shoqërisë tonë.

Krijimi i mirëqënies për qytetarët tanë është program Qeverisës ndërsa ëahtë detyrë e jona që personat me aftësi të kufizuar të vazhdojnë të jenë në plan të parë gjatë hartimit të politikave tona për të siguruar një shoqëri të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qasshme për të gjithë.